BallinaDiasporaDiaspora shqiptare në SHBA mbështet Bekim Sejdiun për President të Kosovës

Diaspora shqiptare në SHBA mbështet Bekim Sejdiun për President të Kosovës

-

Përfaqësues të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje liderëve politikë dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mbështesin kandidaturën e profesorit dhe diplomatit Bekim Sejdiu për President të Republikës së Kosovës.

Në një letër drejtuar institucioneve të Kosovës dhe partive politike, 28 përfaqësues të komunitetit shqiptar në SHBA kanë shprehur mbështetje të fuqishme për zgjedhjen e Sejdiut në postin e Presidentit, duke e vlerësuar atë si një figurë me përvojë të gjerë në diplomaci, drejtësi dhe institucione shtetërore.

Në letrën e tyre, përfaqësuesit e diasporës theksojnë se Sejdiu, për shkak të përvojës së tij si diplomat dhe ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, posedon integritetin dhe përgatitjen e nevojshme për të kontribuar në forcimin e institucioneve dhe në bashkimin e shoqërisë kosovare.

Në këtë kohë kritike, Kosova kërkon një kryetar shteti që gëzon respekt të thellë institucional dhe zotëron një bilanc të dëshmuar të shërbimit publik”, thuhet në letër.

Sipas nënshkruesve, përgatitja juridike dhe përvoja diplomatike e Sejdiut e bëjnë atë një kandidat të përshtatshëm për të përfaqësuar Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe për të forcuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vlerësohet roli i tij në diasporë

Përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në SHBA kanë veçuar edhe periudhën kur Bekim Sejdiu shërbeu si Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork.

Ata kujtojnë bashkëpunimin me të dhe angazhimin e tij për forcimin e lidhjeve ndërmjet diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe institucioneve të Kosovës.

Sipas tyre, gjatë kësaj periudhe Sejdiu ishte i angazhuar në organizimin e aktiviteteve kulturore, mbështetjen e hapjes së shkollave të gjuhës shqipe dhe promovimin e interesave të Kosovës në qarqet politike në Nju Jork dhe Uashington.

Në këtë kontekst, nënshkruesit e letrës vlerësojnë se përvoja e tij në raport me diasporën dhe institucionet amerikane përbën një tjetër argument në favor të kandidaturës së tij.

Thirrje për unitet politik

Komuniteti shqiptar në SHBA u ka bërë thirrje të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës që të tejkalojnë dallimet politike dhe të mbështesin kandidaturën e Sejdiut.

Për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për atdheun tonë u bëjmë thirrje me respekt të gjitha partive politike brenda Kuvendit që të bashkohen dhe të mbështesin kandidaturën e Dr. Bekim Sejdiut për President të Kosovës”, thuhet në përfundim të letrës.

Ndër nënshkruesit janë figura të njohura të komunitetit shqiptar në SHBA, përfshirë Elio Ahmetajn, Harry Bajraktarin, Vehbi Bajramin, Ekrem Bardhën, Mark Gjonajn, Richard Lukajn, Gani Shehun, Beqir Sinën dhe Jim Xhemën. Mbështetja nga diaspora vjen një ditë pasi Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës zyrtarizuan marrëveshjen që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat konsensual për President të Republikës së Kosovës. Tashmë, vëmendja pritet të përqendrohet te procesi në Kuvend dhe te sigurimi i mbështetjes së nevojshme parlamentare për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Fotini Kokeri nderohet me çmimin “Business Partner of the Year” në...

0
Një tjetër vlerësim për komunitetin shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara TAMPA BAY, FLORIDA – Një tjetër histori suksesi e komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara vjen...