Dallas, Teksas – Komuniteti shqiptar në Teksas po përgatitet të mirëpresë një nga figurat më të njohura të politikës shqiptare. Të martën, më 8 shtator 2026, në orën 16:30, ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Dr. Sali Berisha, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Dallas, me ftesë të komunitetit shqiptar të Teksasit. Vizita do të zhvillohet në ambientet e AACC TX – Qendrës së Komunitetit Shqiptar Amerikan të Teksasit, ku Dr. Berisha do të takohet me bashkatdhetarë dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në zonën e Dallasit.
Në këtë vizitë, Dr. Sali Berisha do të shoqërohet nga z. Fatmir Mediu, deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe ish-Ministër i Mbrojtjes.

Takimi pritet të jetë një mundësi për bashkëbisedim me komunitetin shqiptar në Teksas, si dhe për shkëmbimin e mendimeve mbi zhvillimet në Shqipëri dhe marrëdhëniet e shqiptarëve në diasporë me vendlindjen.
Organizatorët e AACC TX u kanë bërë thirrje bashkatdhetarëve që të marrin pjesë në këtë takim, duke e cilësuar vizitën si një moment të veçantë për komunitetin shqiptar në Dallas.
“Mirë se vini në Teksas, Dr. Sali Berisha!” është mesazhi i mirëseardhjes së AACC TX për ish-Presidentin dhe ish-Kryeministrin shqiptar.
Vizita shënon një tjetër moment të rëndësishëm në jetën e komunitetit shqiptar në Teksas, i cili ndër vite ka ruajtur lidhje të forta me Shqipërinë dhe hapësirat shqiptare, duke kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare në Shtetet e Bashkuara.

Takimi: AACC TX – Qendra e Komunitetit Shqiptar Amerikan të Teksasit
Vendi: Dallas, Texas
Data: E martë, 8 shtator 2026
Ora: 16:30
AACC TX mirëpret të gjithë bashkatdhetarët në këtë aktivitet të veçantë, njofton AACC TX.
Mirë se vini në Dallas, Dr. Sali Berisha!










