BallinaAtdheuProtesta e 91-të në Tiranë, emigranti shqiptar: T’i lëmë ndasitë dhe të...

Protesta e 91-të në Tiranë, emigranti shqiptar: T’i lëmë ndasitë dhe të bashkohemi

-

Këtë të shtunë u mbajt protesta e 91-të në Tiranë, e organizuar nga aktivistë dhe qytetarë.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, prej nga nisën marshimin në drejtim të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me thirrje kundër qeverisë dhe klasës së vjetër politike në vend.

Më pas, ata u ndalën përpara godinës së Kryeministrisë, ku kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Një emigrant shqiptar me banim në Mbretërinë e Bashkuar vlerësoi qëndresën e protestuesve, duke bërë thirrje për bashkim mes grupeve të ndryshme. Ai tha se forca e diasporës buron nga protesta dhe se mënyra e vetme për të pasur sukses është krijimi i një “pakti social” mes të gjithë aktorëve dhe grupeve të interesit.

“Jemi krenarë për qëndresën tuaj shembullore. Ne të gjithë fuqinë e marrim nga ky shesh, e marrim nga ju. Unë kam një thirrje, mesazhi që vjen nga diaspora është ky: I vetmi shans që kemi për ta rrëzuar këtë prapambetje është që secili grup interesi, duke nisur nga njerëzit me bindje të majta, studentë, pedagogë, ambientalistë, të bëjmë një pakt social të gjithë bashkë dhe vetëm në këtë formë mund të kemi shans të mirë për t’i dhënë fund regjimit. Kështu që t’i lëmë ndasitë dhe të bashkohemi të gjithë kundër politikës 36-vjeçare”, tha emigranti shqiptar.

Protestuesit kanë shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë edhe përmes pankartave ndërsa pjesë e kërkesave të tyre janë rrëzimi i klasës së vjetër politike dhe krijimi i një qeverie teknike, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Gërvalla i përgjigjet BE-së: Vendimi i KGJK-së nuk duhet të vihet...

0
Prishtinë – Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve të Bashkimit Evropian lidhur me vendimin e Këshillit...

Shorti i Conference League