Kori Siparantum ka shënuar një tjetër sukses në skenën ndërkombëtare, duke u vlerësuar me tri çmime në Malaysian Choral Festival 2026, në Kuala Lumpur të Malajzisë.
Kori ka fituar dy medalje të arta, në kategoritë B4 – Vocal Ensemble dhe A5 – Mixed Choir.
Në kategorinë A5, Kori Siparantum është nderuar edhe me çmimin e vetëm special “Creative Staging”, për paraqitjen kreative skenike.
Ky sukses përfaqëson një tjetër arritje të rëndësishme për artin koral dhe kulturën e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke dëshmuar edhe një herë nivelin dhe potencialin e artistëve kosovarë, transmeton rtk.










