Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se një nga arsyet kryesore të pjesëmarrjes së tij në Samitin e NATO-s në Ankara është takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
“Dua të shkoj për shkak të Erdoganit.”, tha Trump para nisjes nga Uashingtoni.
Ai e përshkroi presidentin turk si një mik dhe një lider të respektuar. Kreu i Shtëpisë së Bardhë la të kuptohet gjithashtu se Uashingtoni dhe Ankaraja mund të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre, veçanërisht në sektorin e mbrojtjes, duke sinjalizuar një etapë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve, transmeton euronewsal.




