BallinaAtdheuHapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Nufi: Investim strategjik për të ardhmen e...

Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Nufi: Investim strategjik për të ardhmen e Forcave të Armatosura

-

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi lajmëroi të premten hapjen e Shkollës Kombëtare të Fluturimit.

Gjatë ceremonisë së inaugurimit, Nufi, e cilësoi krijimin e kësaj shkolle si një hap strategjik për zhvillimin e mëtejshëm të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare.

Nufi tha se Shkolla Kombëtare e Fluturimit nuk përfaqëson thjesht një institucion të ri arsimor, por një investim afatgjatë në formimin e personelit ushtarak dhe në modernizimin e kapaciteteve të aviacionit ushtarak.

“Nuk po përurojmë një strukturë të re arsimore, por po hedhim një gur themeli në fuqizimin e kapaciteteve të Forcave të Armatosura drejt së ardhmes. Krijojmë një kapacitet të ri strategjik për mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare”, u shpreh ministri Nufi. Ai theksoi se shkolla do të shërbejë si një qendër për përgatitjen e kuadrove të specializuara, duke promovuar dijen, disiplinën dhe profesionalizmin, elementë që, sipas tij, janë thelbësorë për rritjen e aftësive operacionale të Forcave të Armatosura, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Rezistenca antimikrobike alarmon Evropën, 35 mijë vdekje çdo vit në BE

0
Përdorimi i tepruar dhe i papërshtatshëm i antibiotikëve po përshpejton përhapjen e baktereve rezistente, duke e kthyer rezistencën antimikrobike në një nga kërcënimet më...