BallinaDiasporaAmbasadori Rexhep Demiri mori pjesë në pritjen solemne për 250-vjetorin e Pavarësisë...

Ambasadori Rexhep Demiri mori pjesë në pritjen solemne për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Zvicër

-

Bernë, 2 korrik 2026 – Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Konfederatën Zvicerane, Shkëlqesia e Tij, Rexhep Demiri, siç mëson helveticALForum.ch mori pjesë në pritjen solemne të organizuar me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ceremonia u organizua nga Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Konfederatën Zvicerane, Shkëlqesia e Saj, Callista L. Gingrich, dhe mblodhi përfaqësues të trupit diplomatik, autoritete zvicerane dhe të ftuar të tjerë të nivelit të lartë. Me këtë rast, Ambasadori Demiri përcolli urimet e tij më të sinqerta për popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u uruar prosperitet, zhvillim dhe suksese të mëtejshme.

“Ky përvjetor i rëndësishëm është një dëshmi e fuqishme e vlerave të lirisë, demokracisë dhe partneritetit të qëndrueshëm ndërmjet kombeve. Jam i bindur se marrëdhëniet e shkëlqyera të miqësisë dhe bashkëpunimit do të vazhdojnë të forcohen edhe në të ardhmen”, u shpreh Ambasadori Demiri.

Pjesëmarrja e Ambasadorit Demiri në këtë ngjarje të rëndësishme diplomatike pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut për forcimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe bashkëpunimin e ngushtë me partnerët ndërkombëtarë në promovimin e vlerave demokratike, paqes dhe stabilitetit, transmeton helveticALForum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Rezistenca antimikrobike alarmon Evropën, 35 mijë vdekje çdo vit në BE

0
Përdorimi i tepruar dhe i papërshtatshëm i antibiotikëve po përshpejton përhapjen e baktereve rezistente, duke e kthyer rezistencën antimikrobike në një nga kërcënimet më...