POSTIMET E FUNDIT

Lediana Hasanaj u shpall Valedictorian në shkollën amerikane

Nga Keze Kozeta Zylo

Lediana Agim Hasanaj u shpall nxënësja më e mirë në klasat e teta (Valedictorian) në shkollën publike amerikane PS 280 në Bronx.

Në Shkollat Shqipe “Alba Life” thonë se “i heq dera”, një shprehje që përdoret sipas mençurisë popullore.

Ka filluar me themeluesin, inxh. Qemal Zylo, i cili, pasi emigroi nga Tirana, përfundoi kolegjin ne Brooklyn per Computer Programming dhe u shpall Valedictorian. Më pas, nxënësja brilante Sabrina Velo u shpall Valedictorian në shkollën e mesme St. Joseph Hill Academy në Staten Island, dhe këtë vit morëm lajmin e krenarisë për Ledianën.

U shtofshin nxënësit ekselentë të Alba Life dhe, natyrisht, janë në majën e penës sime.

Ylli që prin me dritën e dijes duhet të ndriçojë, të shkëlqejë në çdo hap si udhërrëfyes.

Lediana, sot je drita që prin përpara,

kurora e dijes mbi ballin tënd shkëlqen,

si Valedictorian u ngjite me nder në maja,

e pranvera e ëndrrave në çdo hapin tënd çel.

E ndërsa dëgjonim fjalimin e saj plot elokuencë, me kapelen me shqiponjë të zezë, duke u ngjitur në skenë me vetëbesim, kujtonim Ledianën e vogël në bangat e shkollës “Alba Life” në Bronx, me Abetare në duar, dhe gjithmonë thoshim se kjo vajzë do të ketë të ardhme të ndritur.

Lediana sot nuk është thjesht një nxënëse që mbylli klasën e tetë. Ajo është Valedictorian – zëri i dijes, kurora e mundit dhe shembulli që frymëzon të tjerët të ëndërrojnë më lart.

Lediana e dashur, në bangat e shkollës amerikane shkëlqeve me mendjen tënde, ndërsa në Shkollën Shqipe “Alba Life” ruajte me dashuri gjuhën, kulturën dhe shpirtin shqiptar. Ti dëshmove se, kur rrënjët janë të forta, edhe krahët fluturojnë më lart.

Në vallen tënde rreh zemra e traditës; në buzëqeshjen tënde pasqyrohet mirësia; në sukseset e tua shkëlqen e ardhmja. Ti je si pranvera: sjell dritë, shpresë dhe lulëzim kudo që shkon.

Jemi të sigurt se e ardhmja jote do të ketë gjithmonë stinën e pranverës, pranë prindërve të tu të mrekullueshëm, Agimit dhe Davides, ku më duhet të shtoj se mësuese Davida ka dhënë kontribut të vyer pranë Alba Life. Ata, me dashuri dhe përkushtim, e kanë udhëhequr drejt këtyre majave. Çdo hap i saj po sjell një fitore të re, një horizont që pret të pushtohet.

Sot ne nuk festojmë vetëm një titull. Festojmë një vajzë të jashtëzakonshme, një zemër të bukur dhe një të ardhme që premton madhështi.

Alba Life, Ambasadore e Kombit, që rreshtohet si shkollë prestigjioze, natyrisht, këta bij të Diasporës vendosin kurorën e dijes mbi kokë, plot të ardhme.

Fluturo, shqiponjë, Lediana, qielli është vetëm fillimi.

Me dashuri, krenari dhe urimet më të bukura nga të gjithë ne, Lediana jonë, shqiponjë e Alba Life dhe e Diasporës.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB