POSTIMET E FUNDIT

55 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Francë, dhjetëra qytete në alarm të kuq

Francë – Të paktën 55 persona kanë humbur jetën nga mbytja, ndërsa përpiqeshin të freskoheshin për shkak të temperaturave rekord që kanë përfshirë vendin, bëri të ditur ministrja franceze e Sportit, Marina Ferrari, për transmetuesin Franceinfo.

Autoritetet franceze druhen se bilanci i viktimave mund të rritet në ditët në vijim, pasi vala e të nxehtit vazhdon të godasë vendin. Aktualisht, 61 departamente ndodhen nën alarm të kuq për temperatura ekstreme, ndërsa 25 të tjera janë në alarm portokalli.

Sipas Meteo-France, temperaturat pritet të luhaten nga 36 deri në 41 gradë Celsius në shumë rajone të Francës gjatë së premtes. Megjithatë, autoritetet presin që situata të përmirësohet gradualisht, me 11 departamente që do të kalojnë nga alarmi i kuq në portokalli të premten në mbrëmje dhe 13 të tjera që do të dalin nga niveli maksimal i alarmit të shtunën në mëngjes.

Ministrja e Shëndetësisë, Stephanie Rist, paralajmëroi se spitalet mund të përballen me ditë të vështira, pasi numri i vizitave në urgjenca dhe i thirrjeve për ndihmë është rritur ndjeshëm si pasojë e temperaturave të larta. Edhe Prefekti i Policisë së Parisit, Patrice Faure, konfirmoi se spitalet në kryeqytet dhe zonat përreth janë tashmë nën presion të madh.

Përballë situatës, kryeministri Sebastien Lecornu njoftoi aktivizimin e planit të emergjencës shëndetësore ORSAN të nivelit të tretë, niveli më i lartë i mobilizimit të sistemit shëndetësor francez.

Ndërkohë, autoritetet e Parisit kanë ndaluar konsumimin e alkoolit në vende publike nga mesdita e së premtes, si pjesë e masave për të kufizuar pasojat e valës së të nxehtit dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, transmeton euronewsal.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB