POSTIMET E FUNDIT

Brazili fiton me lehtësi ndaj Skocisë 

Brazili i drejtuar nga Carlo Ancelotti ka siguruar vendin e parë në Grupin C të Botërorit 2026, pas një fitoreje bindëse 3-0 ndaj Skocisë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve. Përfaqësuesja braziliane nuk hasi asnjë vështirësi përballë skocezëve, të cilët u shfaqën të pafuqishëm gjatë gjithë takimit. Ylli i ndeshjes ishte Vinicius Junior, i cili realizoi dy gola në minutat e 7-të dhe 48-të, ndërsa Matheus Cunha vulosi suksesin me golin e tretë në minutën e 60-të. Në pjesën e dytë u rikthye edhe Neymar, i cili bëri debutimin e tij në këtë edicion të Kupës së Botës dhe regjistroi pjesëmarrjen e katërt në karrierë në një Botëror, duke marrë duartrokitjet e tifozëve. Me këtë sukses, Brazili e mbyll grupin në krye dhe në fazën e 1/16-ave do të përballet me skuadrën e dytë të Grupit F, ku në garë janë Holanda, Japonia dhe Suedia.
Nga ana tjetër, Skocia ndodhet në një situatë të vështirë. Humbja e thellë e ka lënë me diferencë golash negative (-3), duke rrezikuar seriozisht kualifikimin si një nga skuadrat më të mira të vendeve të treta. Në ndeshjen tjetër të grupit, Maroku siguroi kualifikimin pas fitores 4-2 ndaj Haitit, por jo pa vuajtje. Afrikanët u gjendën dy herë në disavantazh gjatë pjesës së parë, fillimisht nga goli i Isidor dhe më pas pas një autogoli të portierit Bono.

Megjithatë, marokenët reaguan shpejt duke barazuar dy herë me Achraf Hakimi dhe Ismael Saibari. Në pjesën e dytë ata morën kontrollin e lojës dhe vulosën fitoren falë golave të Soufiane Rahimi dhe Yassine.

Edhe pse e mbylli grupin me 7 pikë, po aq sa Brazili, Maroku përfundoi në vendin e dytë për shkak të diferencës më të dobët të golave (+3 kundrejt +6 të brazilianëve), transmeton kjone.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB