Në prani të prindërve u komunikuan sukseset e nxënësve, duke vlerësuar lart angazhimin, përparimin dhe interesimin e tyre gjatë këtij viti shkollor. Më pas, aktiviteti sportiv “Krosi Veror” e bëri këtë ditë edhe më të veçantë, duke krijuar një atmosferë të vërtetë sportive, të mbushur me emocione.

Në ciklin e lartë, vendet e para i fituan:
1. Amelie Rrahmani
2. Noah Rahmani
3. Elda Vranovci
Në ciklin e ulët, vendet e para i fituan:
1. Lorik Osmani
2. Leart Osmani
3. Ayan Asani

Urime të gjithë nxënësve për pjesëmarrjen, përkushtimin dhe frymën sportive!
Kjo ngjarje u nderua edhe me praninë e drejtorit të shkollës së Cossy-t, z. Philippe Guillod, të cilin e falënderojmë për mbështetjen ndaj Shkollës Shqipe.

Në përfundim, shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për të gjithë anëtarët e Kryesisë së shkollës, prindërit dhe mësueset, të cilët kontribuuan në suksesin e këtij viti shkollor dhe në realizimin e kësaj dite të veçantë.

Ju urojmë të gjithëve pushime të mbara verore, shëndet, gëzim dhe shumë suksese në të ardhmen!
Me respekt,
Kryesia e Shkollës Shqipe në Nyon




