BallinaSportiPërsëri Salibari, Maroku triumfon ndaj Skocisë

Përsëri Salibari, Maroku triumfon ndaj Skocisë

Maroku ka shënuar fitore të madhe dhe që nuk matet as me ari në përballjen me Skocinë, me rezultat 1:0 në kuadër të xhiros së dytë të Grupit C të Kampionatit Botëror. Maroku është i kualifikuar në rrethin e tretë me këtë trepikësh të madh.

Skocia u përpoq maksimalisht, por nuk arriti të nxjerrë të paktën një pikë, pas edhe fitores së saj në xhiron e parë.

Skocia – Maroku 0:1
Stadiumi “Gillette”, Boston.
Gjyqtar: I. Tantashev (Uzbekistani).
Shikues: 65.000. 
Shënues: Saibari (2′).
Kartona të verdhë: Robertson  – Diop.
Skocia: Gunn – Hendry, Hanley, Tierney (Gannon-Doak60′) – Patterson (Ralston 89′), McTominay, Ferguson, Robertson, Christie (McLean 71′), McGinn (Stewart 89′) – Adams (Dykes 71′).
Maroku: Bono – Hakimi, Diop, Riad, Mazraoui – El Aynaoui, Bouaddi, Brahim Diaz (Amaimouni 84′), Ounah (El Mourabet 90′), El Khannouss (Talb 84′) – Saibari (Rahimi 84′). Në minutën e 2-të, Ismael Saibari futet në zonën e 16-shit dhe nga afërsia, nga një kënd i vështirë, realizon golin për Marokun.

Në minutën e 51-të, Saibari ishte përsëri pranë golit, duke u gjendur brenda zonës në një pozitë ideale, por goditja e tij u ndal nga shtylla e epërme e djathtë, duke i mohuar golin e dytë personal.

Maroku kryeson Grupin C me 4 pikë, duke lënë pas Skocinë me 3, Brazilin me 1 (një ndeshje më pak) dhe Haitin me 0 pikë (gjithashtu një ndeshje më pak).

Në xhiron e tretë, më 25 qershor, Skocia takohet me Brazilin, ndërsa Maroku do të sfidojë Haitin në ndeshjen e fundit të grupit./K.Goca/BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

PDK-ja vendos mesazh para ulëseve të VV-së: “Respektoni Kushtetutën”

0
Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës janë paraqitur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës, një ditë pasi është kërkuar vazhdimi...

KOHË MODERNE