POSTIMET E FUNDIT

Barbarez beson në fitore të madhe, ndërsa në Zvicër flitet për tensione rreth Granit Xhakës

Bosnja dhe Hercegovina përballet sonte me Zvicrën në stadiumin “SoFi” në Los Anxhelos, në një ndeshje shumë të rëndësishme të Kampionatit Botëror. “Barbarez beson në fitore të madhe, ndërsa në Zvicër flitet për tensione rreth Granit Xhakës!

Fitorja do t’i siguronte një hap të madh drejt kualifikimit në fazën nokaut për “boshnjakët”.

Selektori i Bosnjës, Sergej Barbarez, ka deklaruar se respekton shumë kundërshtarin, por beson se ekipi i tij mund të marrë rezultat pozitiv. Ai theksoi se Bosnja ka treguar edhe më parë se mund të mposhtë kundërshtarë të fortë dhe shpreson që forma e mirë të vazhdojë edhe në këtë duel të madh.

Të dy skuadrat kanë nga një pikë pas xhiros së parë: Bosnja barazoi me Kanadanë, ndërsa Zvicra me Katarin. Nga ana tjetër, selektori i Zvicrës Murat Yakin u shpreh optimist përpara ndeshjes, duke thënë se beson në përvojën dhe cilësinë e ekipit të tij për të përballuar presionin e turneut”, shkruan media malazeze “VIjesti”.

Sipas tij, ekipi nuk e ka nisur ashtu siç pritej, por duhet të mbetet i fokusuar dhe të përmirësojë lojën në vazhdim.

“Vëmendje të madhe kanë marrë edhe raportimet e mediave zvicerane për pakënaqësi të mundshme në dhomën e zhveshjes, të lidhura me kapitenin Granit Xhaka. Sipas këtyre raportimeve, disa lojtarë nuk janë ndarë plotësisht të kënaqur me kritikat e tij pas ndeshjes së parë”, shkruan media malazeze. Megjithatë, mesfushori Remo Freuler ka mohuar se ekzistojnë probleme serioze brenda ekipit, duke theksuar se komunikimi i drejtpërdrejtë është pjesë normale e futbollit të nivelit të lartë.

Ai shtoi se Xhaka është një lojtar që flet hapur dhe kritikon kur është e nevojshme, dhe se skuadra duhet të jetë e fortë mendërisht për të përballuar situata të tilla.

Në këtë mënyrë, ndeshja mes Bosnjës dhe Zvicrës merr edhe një dimension psikologjik, ku përveç pikëve në fushë, të dy skuadrat kërkojnë stabilitet dhe qetësi brenda ekipit në një turne të madh./K.Goca/BS

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB