Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) është renditur i treti në Maqedoninë e Veriut dhe i 33-ti në Ballkan sipas rangimit më të ri Academic Ranking of Balkan Universities (ARBU).
Rangimi përfshin 324 universitete, mbi 33 mijë profesorë dhe studiues, si dhe më shumë se 19.7 milionë citime shkencore të regjistruara në Google Scholar. UEJL është vlerësuar me 53.739 citime shkencore dhe 170 profesorë e studiues të përfshirë në analizë.

Ky rezultat konfirmon pozitën e UEJL-së si një nga institucionet akademike me ndikimin më të madh shkencor në vend dhe rajon, duke reflektuar përkushtimin e vazhdueshëm ndaj kërkimit shkencor, inovacionit dhe ndërkombëtarizimit.
Ndër profesorët e UEJL-së të renditur në listën e Top 10 Leading Researchers në Maqedoninë e Veriut janë Prof. Dr. Naser Durmishi, Prof. Dr. Veland Ramadani dhe Prof. Dr. Gadaf Rexhepi.
Lista e plotë është e qasshme në: https://arbu-ranking.com/professors?country=MK&field=&school=seeu.edu.mk
Ky sukses forcon më tej rolin e UEJL-së si qendër e ekselencës akademike dhe kërkimore në Maqedoninë e Veriut dhe në rajonin e Ballkanit.
#UEJL#SEEU#ARBU#ResearchExcellence#AcademicExcellence#Science#Innovation#HigherEducation#Top3InNorthMacedonia#BalkanUniversities, transmeton UEJL, përcjell helveticALForum.ch.




