BallinaBiznesiMbi 900 mijë shqiptarë afër varfërisë relative

Mbi 900 mijë shqiptarë afër varfërisë relative

-

Eksperti i ekonomisë Ergis Sefa ka paralajmëruar se rreth 900 mijë qytetarë në Shqipëri ndodhen pranë kufirit të varfërisë relative dhe mund të bien në varfëri brenda pak muajsh papunësie. Në një intervistë për A2 CNN, ai tha se kjo përbën rreth 40.5% të popullsisë dhe se situata është përkeqësuar me rreth 10% krahasuar me një dekadë më parë.

Sefa theksoi se pabarazia ekonomike dhe përqendrimi i mundësive të punës në zonën Tiranë–Durrës–Fier po thellojnë diferencat territoriale, duke lënë më pak mundësi zhvillimi në pjesën tjetër të vendit. Ai vlerësoi se, pavarësisht rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe inflacionit të kontrolluar, përfitimet ekonomike janë shpërndarë në mënyrë të pabarabartë.

Sipas tij, Shqipëria ka shënuar përmirësime në disa tregues socialë si rritja e jetëgjatësisë dhe zgjerimi i aksesit në internet, por paralajmëroi se përqendrimi i pasurisë dhe problemet e ndotjes së ajrit në qytetet e mëdha mbeten shqetësime serioze, transmeton kjone.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Vigan Berisha merr pjesë në hapjen e ekspozitës së artistes zvicerane...

0
Shefi i Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, ka marrë pjesë në hapjen e ekspozitës së artistes zvicerane Caro Bühler, me...