BallinaSportiMe ftesë të Infantinos, Ademi udhëton drejt Meksikës – merr pjesë në...

Me ftesë të Infantinos, Ademi udhëton drejt Meksikës – merr pjesë në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është nisur drejt Mexico City, qytetit ku dhjetë vjet më parë, në Kongresin e FIFA-s, Kosova u pranua si anëtare e barabartë e familjes botërore të futbollit. Me ftesë të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, Ademi do të jetë në mesin e krerëve të të gjitha federatave anëtare të FIFA-s që do të marrin pjesë në ceremoninë dhe ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026, ndërmjet Meksikës dhe Afrikës së Jugut. Ndërkaq, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëhet e ditur se Ademi do të marrë pjesë në Samitin e FIFA-s, i cili do të mbahet në Miami, si dhe do të ndjekë nga afër disa ndeshje të fazës së grupeve të Kampionatit Botëror.

Më pas, kreu i FFK-së do të rikthehet në Kosovë, derisa me ftesë të presidentit Infantino, do të jetë i pranishëm edhe në ndeshjet gjysmëfinale dhe në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kurti takon shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë për sundimin e...

0
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e...