BallinaAtdheuProtestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së Veriut

Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së Veriut

Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë do të organizojë sot një protestë paqësore në mbrojtje të përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore në Maqedoninë e Veriut. Protesta do të mbahet duke filluar nga ora 14:00 para Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Prishtinë, ku studentët pritet të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj kufizimeve që, sipas organizatorëve, cenojnë të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në proceset zyrtare arsimore. Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje qytetare dhe respektim të karakterit paqësor të protestës, duke theksuar rëndësinë e garantimit të të drejtave gjuhësore dhe arsimore për komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Protesta pritet të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe në përputhje me rregullat ligjore për tubimet publike./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ansambli Shqiponja në Luzern hap dyert për brezin e ri

0
Mbrëmjen e së enjtes, më 20 gusht 2026, Ansambli Shqiponja i Misionit tonë në Luzern shënoi një hap të rëndësishëm në veprimtarinë e tij...

TETOVA ËSHTË DARDANI