Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, Ambasadori i RMV, Rexhep Demiri Shkëlqesia e Tij, Rexhep Demiri, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë bashkatdhetarët shqiptarë kudo që ndodhen.
Në urimin e tij, ambasadori Demiri ka shprehur dëshirën që kjo festë të sjellë paqe, shëndet, begati dhe harmoni në çdo familje shqiptare, duke theksuar rëndësinë e afërsisë familjare dhe vlerave njerëzore që përcjell Bajrami.
“Me rastin e kësaj feste të shenjtë, ju uroj nga zemra që Kurban Bajrami t’ju sjellë paqe, shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja. Uroj që këto ditë festive t’i kaloni pranë më të dashurve, me gëzim, mirëkuptim dhe momente të bukura që mbesin në kujtesë”, thuhet në mesazhin e tij.
Më tej, ai ka nënvizuar se festa e Bajramit duhet të shërbejë si një moment reflektimi dhe afrimi mes njerëzve, duke forcuar vlerat e solidaritetit, respektit dhe humanizmit në shoqëri.
Të nderuar bashkatdhetarë, kudo që jeni,
Gëzuar Kurban Bajramin!
Me rastin e kësaj feste të shenjtë, ju uroj nga zemra që Kurban Bajrami t’ju sjellë paqe, shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja. Uroj që këto ditë festive t’i kaloni pranë më të dashurve, me gëzim, mirëkuptim dhe momente të bukura që mbesin në kujtesë.
Kjo festë le të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin, duke forcuar vlerat e solidaritetit, respektit dhe humanizmit.
Me respekt,
Ambasador
Rexhep Demiri
Urimi i ambasadorit Demiri është pritur me respekt nga bashkatdhetarët në diasporë, të cilët edhe këtë vit e festojnë Bajramin larg vendlindjes, por pranë traditave dhe vlerave kombëtare, transmeton helveticALForum.ch.




