POSTIMET E FUNDIT

Ambasadorja zvicerane Ruth Huber: Media e lirë, themel i demokracisë dhe luftës kundër korrupsionit

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, gjatë një konference për lirinë e medias me pjesëmarrjen e përfaqësuesve vendas dhe të huaj, theksoi rëndësinë e medias së lirë si një shtyllë kryesore e demokracisë dhe e forcimit të institucioneve.

Ajo u shpreh se konferenca është kthyer në një forum të rëndësishëm për promovimin e dialogut mes gazetarëve dhe profesionistëve të medias në rajon, në një kohë kur sfidat ndaj lirisë së medias dhe gazetarëve janë në rritje.

Sipas ambasadores, raportet ndërkombëtare tregojnë se gazetaria në Evropën Juglindore përballet me një mjedis të vështirë, ku ndikojnë presioni ekonomik, kapja politike dhe kërcënimet ndaj gazetarëve.

“Është bërë një forum për promovimin e dialogut mes gazetarëve dhe profesionistëve të medias ne rajon, këto hapësira janë thelbësore në këto kohë të rritjes së sfidave për gazetarët dhe lirinë e medias. Indeksi i Best Freedom ka treguar se gazetaria ne Evropën Juglindore është në një mjedis të vështirë, roli i medias si një e mirë publike ndikohet shumë nga presioni ekonomik, kapja politike dhe kërcënimi ndaj gazetarëve. Këto sfida nuk janë unike vetëm për këtë rajon, liria e shprehjes ka rënë në mënyrë drastike në të gjithë botën këto 25 vitet e fundit. Media e lirë është themeli i demokracisë, ato forcojnë besimin e qytetarëve tek institucionet, ruajnë parimet e llogaridhënies dhe mbështesin luftën kundër korrupsionit”, u shpreh ambasadorja.

Ambasadorja nënvizoi gjithashtu se rënia e lirisë së shprehjes është një fenomen global gjatë 25 viteve të fundit, duke shtuar se Zvicra i kushton rëndësi të veçantë mbështetjes së medias së pavarur, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar.

Duke folur për modelin zviceran, ajo tha se në një vend me demokraci të drejtpërdrejtë dhe katër gjuhë zyrtare, media publike luan rol qendror në informimin e qytetarëve dhe forcimin e kohezionit social.

Huber bëri të ditur se Zvicra mbështet projekte të ndryshme mediatike në Ballkanin Perëndimor, të cilat synojnë forcimin e aktorëve të medias dhe krijimin e një mjedisi më të favorshëm për gazetarinë e lirë dhe informimin e besueshëm.

“Në Zvicër, një vend me demokraci të drejtpërdrejtë dhe me 4 gjuhë të folura kombëtare, media publike luan rol qendror në formimin e publikut dhe në rritjen e sociale. Vlerësimi i rolit që luan media e lirë në një shoqëri demokratike është diçka që Zvicra i kushton shumë rëndësi  në nivel lokal dhe ndërkombëtar.

Si pjesë ë bashkëpunimit ndërkombëtar Zvicra mbështet disa projekte të medias në Ballkan Perëndimor që kanë për qëllim forcimin e aktorëve të medias duke kontribuar në një mjedis më të favorshëm për median.

Këto media kanë si qëllim forcimin e qytetarëve përmes informimit të besueshëm, nxitjes së dialogut dhe forcimit të llogaridhënies. OSBE është gjithashtu një aktor i rëndësishëm në këtë kontekst përmes operacioneve të saj në terren ajo mbështet shtetet anëtare për të respektuar angazhimet e tyre për lirinë dhe sigurinë e gazetarëve”, tha ajo, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB