POSTIMET E FUNDIT

“Rinasi” drejt një rekordi historik- Aeroporti ka menaxhuar 3.3 mln turistë gjatë 4 muajve të parë, priten 13.3 milionë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po vijon ritmet e forta të rritjes edhe në vitin 2026, duke konfirmuar rolin e tij si një nga aeroportet me zgjerimin më të shpejtë në rajon.

Sipas të dhënave të publikuara nga drejtues të aeroportit, në katër muajt e parë të vitit janë regjistruar rreth 3.3 milionë pasagjerë, ose 10.4% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Ndërkohë, numri i lëvizjeve ajrore arriti në 19.500, me një rritje prej 5.4%.

Muaji prill rezultoi më i suksesshmi në historinë e aeroportit për këtë periudhë, me 1.13 milionë pasagjerë dhe afro 7 mijë fluturime, duke reflektuar një rritje të ndjeshme të kërkesës turistike dhe të lëvizjeve ajrore drejt Shqipërisë. Vetëm në ditët me fluks maksimal, aeroporti menaxhoi deri në 43 mijë pasagjerë dhe 250 lëvizje avionësh në ditë.

Këto shifra tregojnë jo vetëm rritjen e turizmit, por edhe transformimin e Shqipërisë në një nyje rajonale të transportit ajror. Nëse trendi vazhdon, aeroporti projektohet të arrijë 13.3 milionë pasagjerë deri në fund të vitit, duke hyrë potencialisht në 50 aeroportet më të ngarkuara të Europës.

Megjithatë, ritmet e larta të rritjes sjellin edhe sfida. Kapacitetet infrastrukturore, menaxhimi i trafikut dhe cilësia e shërbimeve do të jenë vendimtare për të përballuar sezonin veror dhe për të ruajtur standardet operacionale.

Aeroporti njofton se po zgjeron sportelet e check-in, korsitë e sigurisë dhe portat e imbarkimit, një sinjal se investimet po përpiqen të ecin paralelisht me bum-in e kërkesës./Omer Saraçi, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB