BallinaAtdheuKQZ: Në mesnatë mbyllet afati për certifikimin e subjekteve të reja politike

KQZ: Në mesnatë mbyllet afati për certifikimin e subjekteve të reja politike

-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se sonte në orën 24:00 përfundon afati për aplikimin e subjekteve të reja politike që synojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 7 qershorit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, sqaroi se procesi i certifikimit nuk vlen për partitë politike ekzistuese, pasi ato konsiderohen automatikisht të certifikuara në bazë të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Sipas tij, deri në mesnatë, subjektet e reja politike – përfshirë koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur – duhet të dorëzojnë online aplikimin për certifikim në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar pranë KQZ-së.

“Deri në orën 24 sonte, subjektet e reja politike duhet të dorëzojnë aplikimin për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, deklaroi Elezi, duke theksuar se ky proces u dedikohet vetëm subjekteve të reja politike.

Ndërkohë, KQZ ka njoftuar se afati për dorëzimin e listave me kandidatët për deputetë nga të gjitha subjektet politike që do të garojnë në zgjedhjet e 7 qershorit përfundon më 12 maj.

Sipas të dhënave zyrtare, deri tani nga 53 parti politike të regjistruara në Kosovë, 22 kanë konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhje, 9 kanë deklaruar mospjesëmarrjen, ndërsa janë formuar edhe 3 koalicione zgjedhore, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shtrenjtohen banesat në Zvicër

0
Blerja e një shtëpie apo apartamenti në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e kushtueshme. Çmimet e pronave të banimit u rritën mesatarisht me...