Lajme pozitive për Achraf Hakimi dhe Paris Saint-Germain para finales së madhe të UEFA Champions League. Mbrojtësi maroken po ecën mirë me rikuperimin pas problemit fizik që e shqetësoi ditët e fundit, ndërsa mediat franceze raportojnë se te PSG ekziston optimizëm i madh që ai do të jetë gati për finalen kundër Arsenalit. Hakimi konsiderohet një nga lojtarët kyç të skuadrës së Luis Enrique këtë sezon, sidomos për shpejtësinë dhe kontributin ofensiv nga krahu i djathtë.
Stafi mjekësor i PSG-së po monitoron me kujdes gjendjen e tij, ndërsa rikthimi në stërvitje të plotë pritet të ndodhë gjatë ditëve në vazhdim, në mënyrë që mbrojtësi të jetë në formën ideale për sfidën më të rëndësishme të sezonit. Finalja mes Arsenalit dhe PSG-së pritet të zhvillohet më 30 maj, në një duel që mund t’i sjellë klubit parisien trofeun e shumëpritur evropian./BS




