POSTIMET E FUNDIT

Prof. Dr. Veland Ramadani me ligjëratë kryesore në konferencën ndërkombëtare të inovacionit në Poloni

Përgatiti Dashnim Hebibi, Zürich

Profesori i njohur shqiptar, Prof. Dr. Veland Ramadani, pjesë e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL/SEEU) me seli në Tetovë, ka marrë pjesë në një nga konferencat më të rëndësishme shkencore ndërkombëtare të organizuara këtë vit në Poloni, duke përfaqësuar me dinjitet botën akademike shqiptare në arenën ndërkombëtare. Siç mëson helveticALForum.ch, Prof. Dr. Veland Ramadani ishte pjesëmarrës në konferencën “ChallengeEU Annual Conference 2026: Smart Specialisation – Sustainable Future”, e mbajtur më 6 dhe 7 maj 2026 në Universitetin e Warmia dhe Mazury në Olsztyn të Polonisë. Në këtë ngjarje të rëndësishme akademike morën pjesë profesorë, studiues, ekspertë të inovacionit dhe drejtues universitetesh nga vende të ndryshme evropiane. Profesori Ramadani nuk ishte vetëm pjesëmarrës, por edhe një nga figurat qendrore të konferencës, duke mbajtur një ligjëratë kryesore me temën: “From Fragmentation to Impact: Reimagining the Regional Innovation Ecosystem” (“Nga fragmentimi në ndikim: Riimagjinimi i Ekosistemit Rajonal të Inovacionit”). Në fjalimin e tij ai trajtoi rëndësinë e ndërtimit të ekosistemeve moderne të inovacionit, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe fuqizimin e rajonit përmes dijes, teknologjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Në këtë konferencë shkencore, Prof. Dr. Veland Ramadani ishte i shoqëruar edhe nga figura të rëndësishme akademike të Universitetit të Evropës Juglindore, ndër ta edhe akademik Abdylmenaf Bexheti, si dhe profesorë e drejtues të tjerë universitarë, të cilët përfaqësuan institucionin prestigjioz me profesionalizëm dhe vizion akademik. Pas konferencës, profesori Ramadani ndau emocionet dhe vlerësimet e tij për këtë përvojë ndërkombëtare, duke u shprehur:

“Isha i nderuar të mbaj një fjalim kryesor, të titulluar ‘Nga fragmentimi në ndikim: Riimagjinimi i Ekosistemit Rajonal të Inovacionit’ në ChallengeEU Konferenca e 1 vjetore 2026: Specializimi i zgjuar – E ardhmja e qëndrueshme. Faleminderit për gjithë mbështetjen nga kolegët e mi në South East European University (SEEU) dhe Max van der Stoel Institute.”

Pjesëmarrja e profesorëve shqiptarë në konferenca të tilla ndërkombëtare konsiderohet një arritje e rëndësishme për afirmimin e shkencës dhe arsimit shqiptar në Evropë. Universiteti i Evropës Juglindore vazhdon të dëshmojë se mbetet një nga institucionet më aktive dhe më të vlerësuara akademike në rajon, duke kontribuar në fusha të ndryshme të kërkimit shkencor, inovacionit dhe zhvillimit të politikave moderne universitare. 

Konferenca “ChallengeEU Annual Conference 2026” kishte në fokus zhvillimin e specializimit të zgjuar, inovacionin rajonal dhe ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme përmes bashkëpunimit akademik dhe shkencor. Diskutimet u përqendruan në mënyrat se si universitetet dhe institucionet kërkimore mund të luajnë rol kyç në transformimin ekonomik dhe shoqëror të vendeve evropiane. Pjesëmarrja dhe prezantimi i Prof. Dr. Veland Ramadanit u vlerësua lart nga organizatorët dhe pjesëmarrësit e konferencës, duke dëshmuar edhe një herë nivelin e lartë profesional dhe akademik të kuadrove shqiptare në universitetet ndërkombëtare. 

Ky sukses përbën një tjetër hap të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e Universitetit të Evropës Juglindore dhe në forcimin e bashkëpunimit akademik mes universiteteve evropiane. 

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB