BallinaAtdheuQSUT: 50 studentë të Akademisë së Policisë u paraqitën me shenja helmimi,...

QSUT: 50 studentë të Akademisë së Policisë u paraqitën me shenja helmimi, iu nënshtruan analizave laboratorike

-

Rreth 50 studentë të Akademisë së Policisë u paraqitën të mërkurën (6 maj) në shërbimin e Urgjencës pranë Spitalit Infektiv në QSUT, pasi dyshohet se u helmuan nga ushqimi.

Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë pas paraqitjes së tyre, ekipet mjekësore kryen vlerësimin dhe trajtimin e nevojshëm për secilin rast.

Pas njoftimit për situatën, Shërbimi Infektiv, Urgjenca Polivalente në QSUT dhe Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore kaluan në gjendje gatishmërie, duke shtuar stafin në shërbim dhe duke siguruar stokun e nevojshëm të barnave.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se studentët iu nënshtruan edhe ekzaminimeve laboratorike për të identifikuar shkakun e helmimit të dyshuar.

Pas marrjes së ndihmës mjekësore, të gjithë studentët janë larguar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ditën e djeshme, më datë 06.05.2026, rreth 50 studentë të Akademisë së Policisë janë paraqitur në shërbimin e Urgjencës pranë Spitalit Infektiv në QSUT, të dyshuar për helmim nga ushqimi.

Menjëherë pas paraqitjes së tyre, ekipet mjekësore kanë kryer vlerësimin dhe trajtimin e nevojshëm shëndetësor për çdo rast.

Shërbimi Infektiv dhe Urgjenca Polivalente në QSUT dhe Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore kanë kaluar menjëherë në gjendje gatishmërie pas marrjes së njoftimit, duke shtuar kapacitetet e stafit në shërbim dhe duke garantuar menjëherë stokun e nevojshëm të barnave.

Po ashtu, të gjithë studentët janë vlerësuar përmes ekzaminimeve laboratorike me qëllim identifikimin e shkakut të helmimit.

Pas marrjes së ndihmës mjekësore, studentët janë larguar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Rrnoftë Shqipnia e bijtë e bijat e saj

0
Nga Çun Lajçi Provoj me ecë rrugës së Durrësit, pa i kujtue vitet ’91, ’97 e as këtë ’26-shin. S’mundem. Në çdo gur të shkulun prej trotuarit...