Njoftim për Festat Zyrtare:
Të nderuar bashkatdhetarë,
Në përputhje me Ligjin për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, si dhe me festat zyrtare të shtetit pritës, ju njoftojmë se Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih nuk do të punojë gjatë muajit maj 2026 në këto data:
1.E premte, 01 Maj– Dita Ndërkombëtare e Punës (Kosovë & Zvicër)
2. E hënë, 11 Maj– Dita e Evropës (9 maj)
3. E enjte, 14 Maj- Auffahrt – Festë në Zvicër
4. E hënë, 25 Maj- Pfingstmontag – Festë në Zvicër
5. E mërkurë, 27 Maj- Bajrami i Vogël, dita e parë.
Për raste emergjente, mund të na kontaktoni në:
Email: consulate.zurich@rks-gov.net
Numri emergjent: +41 43 311 89 00
Ju lutemi vini re se numri i zakonshëm i telefonit nuk është aktiv gjatë festave zyrtare dhe ditëve të fundjavës.
Me respekt,
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih




