BallinaAtdheuBedri Hamza: Ky është puç kushtetues

Bedri Hamza: Ky është puç kushtetues

-

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, tha se ajo që ndodhi sonte ishte shkelje kushtetuese, duke e cilësuar si “puç kushtetues”. “Kjo çka ka ndodh sonte, është shkelje e Kushtetutës. Ka hyrë në votim çështja e presidentit në mënyrë kundërkushtetuese. Kjo praktikë duhet të ndërpritet”, tha ai në hollin e Kuvendit. Hamza shtoi se Kushtetuta është e qartë, duhet të jenë 80 deputetë në sallë në rundin e parë dhe njëjtë kërkohet në rundin e dytë, në të cilin, sipas tij, nuk mund të kalohet pa u konsumuar rundi i parë. “Ne besojmë që nuk janë plotësuar kushtet për të kaluar në rundin e dytë”, tha ai. / REL/BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

FAZ: Fitorja e Listës Studentore në Serbi mund të sjellë tensione...

0
Gazeta gjermane paralajmëron se qëndrimet nacionaliste të forcës fituese, veçanërisht ndaj Kosovës, si dhe orientimi drejt Rusisë dhe Kinës, mund ta vështirësojnë bashkëpunimin rajonal...