Ditëve të fundit është raportuar se Italia mund të jetë shteti që do ta zëvendësojë Iranin në Kampionatin Botëror të futbollit që do të zhvillohet këtë verë.
Në lidhje më këto raportime, ka folur tashmë edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ai ka thënë se as që është duke e mednaur këtë çështje.
“Nuk po mendoj shumë për këtë.” Kështu iu përgjigj Presidenti i SHBA-së Donald Trump një pyetjeje në lidhje me mendimet e tij mbi mundësinë e pjesëmarrjes së Italisë në vend të Iranit në Kupën e Botës që do të zhvillohet së shpejti.
“Nuk ka pasur asnjë komunikim nga SHBA-të që t’u thotë atyre (Iranit) se nuk mund të vijnë”, shtoi Sekretari i Shtetit Marco Rubio, transmeton BS.




