5.7 C
Zurich
Thursday, February 19, 2026
spot_img
spot_img

Latest Posts

Albin Kurti: Do të Reduktojmë Kohën e Pritjes në Kufi me Maqedoninë e Veriut

Në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-Maqedoni e Veriut në Prishtinë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri të ditur se për 11 muaj në pikat kufitare mes dy vendeve janë regjistruar rreth 5 milionë kalime kufitare, shkruan TV21. Kurti tha se prej 1 janarit, në dy pikat kufitare mes dy vendeve do të ketë menaxhiim të përbashkët, respektivisht do të jetë një pikë e përbashkët kufitare për hyrje dhe një pikë kufitare e përbashkët për dalje.

“Mes datave 1 janar edhe 1 nëntor të këtij viti janë regjistruar pothuaj se 5 milionë kalime kufitare në të dy kahjet. Një rritje e konsiderueshme nga 3.5 milionë sa qëndronte në vitin 2019. Një nga rezultatet kryesore të takimit të sotëm do të jetë edhe nënshkrimi i protokollit teknik që del nga marrëveshja për kalimet e përbashkëta kufitare.

Duke filluar nga 1 janari i vitit 2025, në dy pika kufitare, hani Elezit-Bllacë dhe Jazhincë-Glloboçicë, do të zbatohet modeli hyrje-hyrje, ku zyrtarët tanë të policisë do të punojnë së bashku në një ndërtesë, ky bashkëpunim do të reduktojë kohën e pritjes në kufi dhe do të lehtësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”, theksoi mes tjerash Kurti./tv21.tv

 

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB