POSTIMET E FUNDIT

Tre veprimtarë nga Lugina e Preshevës në qendër të takimeve dhe bashkëpunimit në Samitin e Diasporës në Tiranë

Dita e dytë e Samitit të Diasporës në Tiranë siç raporton helveticALForum.ch u përmbyll me sukses, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve kudo që ndodhen. Aktivitetet e kësaj dite u karakterizuan nga takime të shumta, diskutime të frytshme dhe iniciativa konkrete që synojnë thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mbështetjen e komuniteteve shqiptare në rajon dhe më gjerë.

Pas përfundimit të samitit, disa nga pjesëmarrësit vazhduan angazhimet e tyre me vizita në Kosova, Maqedonia e Veriut dhe në Lugina e Preshevës, duke zhvilluar takime të rëndësishme me përfaqësues lokalë dhe institucionalë. Këto vizita synojnë forcimin e lidhjeve ndërshqiptare dhe trajtimin e çështjeve me interes për komunitetet në këto treva.

Në këtë kuadër, një rol aktiv luajtën Zenel Neziri, kryetar i Shoqatës Humanitare “Medvegja” në Zvicër, dhe Rafet Ademi, përfaqësues i Institutit Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore me qendër në Cyrih. Të shoqëruar nga PhD. Dashnim Hebibi, ata realizuan një sërë takimesh me rëndësi për bashkëpunimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të projekteve humanitare dhe shkencore.

Rafet Ademi me një foto kujtimi

Një nga momentet më të veçanta të kësaj dite ishte takimi i z. Dashnim Hebibi me ish-kryetarin e Bashkisë së New York, Eric Adams. Ky takim u shndërrua në një simbol të fortë miqësie dhe respekti, sidomos në çastin kur Adams iu dorëzua pasaporta shqiptare dhe iu vendos plisi në kokë – një akt me domethënie të thellë kulturore dhe shpirtërore për shqiptarët.

Sipas z. Hebibi, ky ishte një moment i veçantë dhe i vështirë për t’u përshkruar me fjalë, ku u ndërthurën ndjenja të forta respekti, miqësie dhe përkatësie të përbashkët. Ai theksoi se diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm ndër vite, duke shërbyer si një urë e fuqishme bashkëpunimi dhe afrimi mes vendeve.

Gjatë bashkëbisedimit, z. Hebibi pati gjithashtu mundësinë të informojë nga afër z. Adams për situatën aktuale politike dhe sociale në Luginën e Preshevës, duke ofruar një këndvështrim profesional dhe të paanshëm, larg ndikimeve politike. Ky komunikim i drejtpërdrejtë u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt rritjes së ndërgjegjësimit ndërkombëtar për sfidat e kësaj zone. Edhe z.Zenel Neziri e njoftoi me situatën aktuale kryesisht në Medvegjë që është në një gjendje të vështirë e besa edhe të dhimbshme që kanë mbetur pak shqiptarë.

Nga ana e tij, Eric Adams u shfaq modest, i sjellshëm dhe mirënjohës gjatë gjithë takimit, duke lënë përshtypje shumë pozitive tek të pranishmit.

Screenshot

Në përmbyllje të ditës së djeshme, ky samit dhe aktivitetet që e pasuan dëshmuan edhe një herë se dialogu, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi mbeten rruga më e sigurt për të ndërtuar ura të qëndrueshme mes shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë. Këto iniciativa jo vetëm që pasurojnë përvojat personale të pjesëmarrësve, por edhe forcojnë bindjen se e ardhmja ndërtohet përmes bashkëveprimit dhe solidaritetit, transmeton helveticALForum.ch. E sot me datë 15 prill vazhdon dita e tretë dhe e fundit e samitit dhe pritet që të realizojnë një sërë takimesh të tjera. Për më shumë së shpejti një reportazh i zgjeruar në helveticALForum.ch.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB