POSTIMET E FUNDIT

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Erik Adams, merr shtetësinë shqiptare

Ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Erik Adams, ka marrë shtetësinë shqiptare. Dekreti i presidentit Begaj është botuar në Fletoren Zyrtare ku shfaqet edhe vendimi për marrjen e shtetësisë nga ana e Adams.

Sipas dekretit, theksohet se në vijim “të  ligjit  nr.  113/2020,  “Për  shtetësinë”,  i  ndryshuar,  me  propozim  të  ministrit të Punëve të Brendshme, dekretoj: Neni 1Dhënien e shtetësisë shqiptare, me kërkesë të tij, shtetasit:1. Eric L. Leroy Adams”.

Ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Erik Adams vizitoi Shqipërinë tetorin e vitit të kaluar kur u takua edhe me kryeministrin Edi Rama.

Në atë kohë, Adams, theksoi katër shtyllat kryesore të vizitës së tij në Shqipëri: turizmin, kulturën, teknologjinë dhe biznesin.

Ai e konsideroi të domosdoshme krijimin e një linje direkte ajrore midis Shqipërisë dhe Nju-Jorkut, si një mundësi për të afruar më shumë dy vendet dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik.

Në Nju-Jork kemi një nga komunitetet më të mëdha shqiptare jashtë vendit. Erdha të mësoj më shumë për mënyrën sesi Kryeministri ka revolucionarizuar Shqipërinë dhe për të folur mbi sfidat globale që na prekin të gjithëve, përfshirë teknologjinë dhe migracionin,” deklaroi Adams.

Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e ndërlidhjes kulturore dhe ekonomike midis dy vendeve, duke përmendur angazhimin e tij për të promovuar Shqipërinë si një destinacion potencial për investime dhe vizita turistike.

Adams u shpreh se do të vijojë të mbështesë përpjekjet për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe qytetit të Nju-Jorkut edhe pas përfundimit të mandatit të tij, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB