
Përgatiti Dashnim HEBIBI, Prishtinë
Prishtinë, 26 mars 2026 – Një atmosferë e mbushur me emocione, krenari dhe mirënjohje përshkoi ditët e fundit të marsit, kur figura të njohura nga trojet shqiptare dhe diaspora u mblodhën për të nderuar një nga personalitetet më të respektuara të mjekësisë shqiptare, Dr. Dërgut Aliu. Mjek, humanist, atdhetar dhe ambasador i paqes, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme jo vetëm në fushën e gjinekologjisë, por edhe në jetën shoqërore e kombëtare. Më 27 mars, që në orët e para të mëngjesit, aeroporti i Prishtinës u bë vendtakimi i një pritjeje të veçantë. Fluturimi nga Milano mbërriti në orën 07:20 në Aeroportin Adem Jashari në Prishtinë, duke sjellë mysafirë të shumëpritur: studiuesin e njohur Darling Vlora, nipin e tij Igli dhe publicistin e mirënjohur, ate që na ka njohur me z.Vlora, Arsim Mulliqaj. Ata u pritën me ngrohtësi nga Arianiti, djali i Dr. Dërgut Aliut, i shoqëruar nga miku i tyre Dashnim Hebibi. Pavarësisht lodhjes nga udhëtimi, emocionet dhe padurimi për takimin me doktorin e madh ishin më të forta se çdo lodhje.

Në një moment simbolik e plot ndjenjë, mysafirët u ndalën pranë monumentit të Ismail Qemalit, duke bërë homazhe dhe duke riafirmuar përkushtimin e tyre për të mirën e kombit. Ky çast i heshtur, por domethënës, i dha një dimension të veçantë gjithë vizitës.

Më pas, ata iu drejtuan konakut të Dr. Dërgut Aliut. Edhe pse i angazhuar në sallën e operacionit e që ishte dashur të asistoj për të ndihmuar një lindje që në ato momente kishte ardhur një djal, doktori, sapo përfundoi ndërhyrjen, u bashkua menjëherë me mysafirët. Takimi ishte i mbushur me emocione të sinqerta, përqafime të ngrohta dhe respekt të ndërsjellë. Bashkë me zonjën e tij, Sevdijen dhe djalin Arianitin, ai ofroi mikpritje tradicionale shqiptare, duke shërbyer kafe e pije, ndërsa bisedat rridhnin natyrshëm mbi jetën, punën dhe festën e madhe që pritej të zhvillohej të nesërmen.

Në këtë takim miqësor morën pjesë edhe figura të tjera të njohura si Rafet Ademi, Dashnim Hebibi, Avni Hafuzi dhe Bekim Llapashtica, të ardhur nga vende të ndryshme të Evropës dhe Kosova për të qenë pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme. Mbrëmja e 27 marsit vazhdoi me një darkë të veçantë të organizuar nga Luigj Imeri, ku bisedat, kujtimet dhe planet për të ardhmen u ndërthurën në një atmosferë vëllazërore. Mes gotash që trokisnin dhe buzëqeshjesh që nuk mungonin, ora kaloi pa u ndjerë, duke i çuar të pranishmit në ditën e shumëpritur të 28 marsit.
Kulmi i kësaj vizite ishte pikërisht manifestimi madhështor i 28 marsit, ku u shënua 30-vjetori i themelimit të Spitalit “Lindja” – një nga institucionet më të rëndësishme shëndetësore në Kosovë dhe rajon – si dhe 40-vjetori i karrierës së Dr. Dërgut Aliut. Një jetë e tërë në shërbim të jetës, një rrugëtim i gjatë profesional i ndërtuar mbi përkushtim, sakrificë dhe dashuri për pacientin.
Darling Vlora, në fjalën e tij, vlerësoi lart figurën e doktorit, duke e cilësuar si një shembull të rrallë të përkushtimit dhe humanizmit shqiptar.

Ai theksoi se figura të tilla janë ura lidhëse mes brezave dhe burim frymëzimi për të ardhmen. Kjo ngjarje nuk ishte vetëm një festë, por një dëshmi e gjallë e respektit dhe dashurisë që një komunitet i tërë ka për një njeri që ia ka kushtuar jetën shërbimit ndaj të tjerëve. 27 dhe 28 marsi do të mbeten gjatë në kujtesën e të gjithë atyre që patën fatin të jenë pjesë e kësaj historie njerëzore dhe profesionale.
Në fund të kësaj ngjarjeje të paharruar, mbetet një ndjenjë e thellë krenarie dhe mirënjohjeje që vështirë përshkruhet me fjalë. Nuk ishte thjesht një përvjetor apo një takim miqsh – ishte një dëshmi e gjallë e dashurisë njerëzore, e respektit të sinqertë dhe e vlerave që bashkojnë kombin tonë kudo që ndodhet. Figura e Dr. Dërgut Aliut u shfaq jo vetëm si një mjek i madh, por si një njeri që ka ditur të prekë zemrat e njerëzve, të japë shpresë dhe të ndërtojë ura lidhëse mes brezave dhe trojeve shqiptare. Përkushtimi i tij 40-vjeçar nuk është vetëm histori pune, por histori sakrifice, humanizmi dhe dashurie për jetën. Prania e Darling Vlorës dhe mysafirëve të tjerë nga diaspora i dha kësaj ngjarjeje një dimension edhe më të thellë shpirtëror. Përqafimet, emocionet, lotët e gëzimit dhe fjalët e mira treguan se lidhjet e gjakut dhe të shpirtit nuk zbehen kurrë, pavarësisht distancave. Këto ditë nuk ishin vetëm kujtim, por një frymëzim për të ardhmen.

Një thirrje që secili, në mënyrën e vet, të japë kontribut për kombin, ashtu siç ka bërë Dr. Dërgut Aliu gjatë gjithë jetës së tij. Dhe kështu, mes emocionesh të forta dhe kujtimesh të paharrueshme, kjo ngjarje u mbyll duke lënë pas një mesazh të fuqishëm: njerëzit e mëdhenj nuk maten vetëm me arritjet e tyre profesionale, por me gjurmët që lënë në zemrat e njerëzve. Darling Vora, me modestinë e tij dhe me shumë dashamirësi, kishte rezervuar kohë që, së bashku me nipin e tij Igli dhe mikun publicist Arsim Mulliqaj, të nderonin doktor Dërgut Aliun për punën dhe veprën e tij kombëtare, humanitare dhe shkencore. Dy ditët që qëndroi në Prishtinë ishin të mbushura me takime me bashkëkombës nga e gjithë shqiptaria.
Në vazhdim pritet të publikohet një reportazh më i detajuar nga ceremonia e datës 28 mars, ku do të pasqyrohen momentet kryesore, fjalimet, pjesëmarrësit dhe prezentimi i librit të dedikuar jetës dhe veprës së Dr. Dërgut Aliut – një nderim i merituar për një figurë që ka bërë histori. / HelveticALForum.ch




