POSTIMET E FUNDIT

Dr. Leke Abdyli nga Grac i Austrisë vizitoi Vatrën

Nga Dr. Leke Abdyli nga Grac i Austrisë vizitoi Vatrën

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra u vizitua prej Dr. Leke Abdylit bashkë me familjen e tij nga Grac i Austrisë. Dr. Leka është ndër emrat më të shquar të mjekësisë në Austri dhe ndër personalitetet më të spikatura të mërgatës shqiptare në Austri. Dr. Leke Abdyli ishte ndër ekspertët e lartë që kontribuoi për gazetën Dielli në kohën e pandemisë globale Covid-19 me ekspertizën e tij specifike dhe raportimin mbi situatën e komunitetit shqiptar në Austri.

Familja patriotike Abdyli u prit nga editori i Diellit Sokol Paja dhe anëtari i kryesisë Ilir Cubi. Bashkatdhetarët nga Austria u njohën imtësisht me historinë e Federatës Vatra, të gazetës Dielli, kontributin për çështjen kombëtare dhe veprimtarinë patriotike, kulturore e atdhetare të personaliteteve të shquara shqiptare që kanë udhëhequr Federatën Vatra, gazetën Dielli dhe komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Familja Abdyli u impresionua nga historia e Vatrës dhe shqiptarëve të Amerikës që kanë qenë frymëzim i madh kombëtar për të gjithë shqiptarët e mërguar anembanë botës. Editori i dhuroi disa kopje të gazetës Dielli për fëmijët e familjes Abdyli dhe për fëmijë shqiptarë në Austri./GD

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB