POSTIMET E FUNDIT

Nivele të rrezikshme plumbi në veshjet e lira për fëmijë

Studiuesit ngrenë alarmin, kontrolle të dobëta për cilësinë. Gjurmë grimcash plumbi më të larta se normat gjenden në rrobat për fëmijë, kryesisht ato me çmim të ulët. Sipas një studimi të prezantuar në Konventën e American Chemical Society, fast fashion, pra prodhimi i veshjeve me kosto të ulët në bazë të tendencave të modës, sjellin rreziqe për shëndetin dhe kontrollet e cilësisë janë mjaft të ulëta.

Ndër këto rreziqe renditet kryesisht sasia e plumbit në rrobat për të gjithë, që rezulton të jetë alarmante, veçanërisht për fëmijët. Normativat për nivelet e tij është e vështirë të respektohen për shkak të volumeve të larta të prodhimit dhe importit.Në të gjitha rastet e kontrolluara dhe analizuara, sasia ka qenë mbi limitet e lejuara me ligj sipas normave ndërkombëtare. Veçanërisht këto sasi janë më të larta në veshje me ngjyra të forta e të gjalla si e kuqja dhe e verdha, ndryshe nga ngjyrat më të buta ku niveli ishte pak më i ulët. Sipas kërkuesve dhe analizave të realizuara, në disa raste, nëse një fëmijë i vogël prek një veshje të tillë e më pas fut duart në gojë, është zbuluar se koncentrimi është aq i lartë saqë do të duhej monitorim klinik, tv Klan News.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB