POSTIMET E FUNDIT

Dita Ndërkombëtare e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjekëve, Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin për punën e mjekëve shqiptarë, duke theksuar rolin e tyre jetik në avancimin e sistemit shëndetësor drejt standardeve europiane.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se përkushtimi i mjekëve garanton shërbime më cilësore, akses dhe kujdes të barabartë për çdo qytetar.

 “Dita Ndërkombëtare e Mjekëve! Kontributi juaj është thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane, duke garantuar shërbime më cilësore, akses dhe kujdes të barabartë për çdo qytetar.

Vlerësim për përkushtimin, profesionalizmin dhe humanizmin e çdo mjeku që çdo ditë vendos në qendër jetën dhe mirëqenien e qytetarëve”, shkruan Edi Rama, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB