Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovë, Franco Foda, ka shpallur listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e “play-off”-it për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

“Dardanët” do të përballen me Sllovaki në ndeshjen gjysmëfinale të “play-off”-it, e cila zhvillohet më 26 mars në Bratisllavë. Në rast fitoreje, Kosova do të luajë finalen më 31 mars në stadiumin Fadil Vokrri, ku kundërshtari do të jetë fituesi i përballjes ndërmjet Turqisë dhe Rumanisë.
Për këto sfida vendimtare, Foda është përballur me disa mungesa të rëndësishme, pasi për shkak të lëndimeve mungojnë kapiteni Amir Rrahmani dhe mesfushorët Leon Avdullahu dhe Muharrem Jashari.
Ndërkohë, në Kombëtare janë rikthyer sërish Florent Hadergjonaj dhe Vesel Demaku.
Trajneri Franco Foda do të japë më shumë detaje lidhur me listën dhe përgatitjet për duelin me Sllovakinë në konferencën për media, e cila do të mbahet të hënën, më 23 mars, nga ora 12:00, ditë në të cilën fillon grumbullimi zyrtar i “Dardanëve”, transmeton euronewsal.




