POSTIMET E FUNDIT

10 mijë aplikime për biletat e Poloni-Shqipëri

Vetëm në më pak se 24 orë nga hapja e aplikimeve për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri, 10 mijë tifozë shqiptarë kanë kërkuar të jenë prezentë në stadiumin “Narodovi” për sfidën e Varshavës më 26 mars.

Tifozët kuqezinj kanë pasur mundësi që prej kësaj të hëne, të regjistrohen për t’u futur në procesin e përzgjedhjes së fituesve që do të jetë rastësor. Burime pranë FSHF-së bëjnë me dije se kanë qenë afro 5 mijë aplikantë që kanë kërkuar nga 2 bileta, por jo të gjithë do të kenë fatin t’i përfitojnë. Kombëtarja shqiptare ka të drejtë të ketë në stadium vetëm 5% të kapacitetit të tij, ashtu siç e lejon rregullorja e UEFA-s, pavarësisht përpjekjeve të shumta që federata bëri me homologët polakë për të pasur një numër më të lartë.

Në sektorin e tifozëve miq do të jenë afro 3,500 tifozë kuqezinj për të mbështetur ekipin Kombëtar në misionin për kualifikimin në Botërorin e këtij edicioni. Në rast se Shqipëria do të kalojë Poloninë, atëherë do të luajë përballë fituesit të çiftit Suedi-Ukrainë, në një fazë ku ndeshjet janë teke dhe me eliminim direkt.

Dueli i 26 marsit do të luhet në orën 20:45 dhe do të transmetohet në TV Klan.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB