Të mërkurën, 18 mars, do të zhvillohen katër ndeshjet e radhës në fazën e 1/8-ve në Ligën e Kampioneve, ku do të përcaktohen katër ekipet e tjera që kualifikohen në çerekfinale.
Barcelona pret në shtëpi skuadrën e Newcastle. Pas barazimit 1-1 në Angli, kualifikimi ka mbetur i hapur dhe pritet të jetë një ndeshje shumë e luftuar.
Në “Camp Nou” spektakli është i garantuar, kjo edhe për shkak të lojës sulmuese që bëjnë dy skuadrat.
Bayern Munich e ka të sigurt kualifikimin. Gjermanët triumfuan 6-1 në ndeshjen e parë ndaj Atalantës dhe sfida e kthimit shihet e lehtë në letër.
Në “Allianz Arena”, pritet një përballje pa shumë histori, pasi një përmbysje nga italianët, duket mision thuajse i pamundur.
Ndeshje shumë e luftua pritet të jetë ajo mes Liverpool dhe Galatasarayt. Turqit fituan minimalisht në ndeshjen e parë, por në “Anfield”, i pret një presion i madh.
Të dyja ekipet do të kërkojnë me çdo kusht kualifikimin për në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve.
Dueli tjetër është ai mes Tottenham dhe Atletico Madrid në Londër. Spanjollët triumfuan 5-2 në ndeshjen e parë dhe duken me një këmbë në fazën tjetër, transmeton tvklan.




