POSTIMET E FUNDIT

Ministri Hoxha, javën e ardhshme vizitë zyrtare në Spanjë

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka pritur sot në një takim Ambasadorin e Spanjës në Tiranë, Gabriel Cremades Ventura.

Takimi u zhvillua në kuadër të 40-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Spanjës, duke shënuar një moment të rëndësishëm për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve.

Ministri Hoxha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës ndaj procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar atë si një partner të qëndrueshëm dhe të besueshëm në rrugëtimin evropian të vendit tonë.

Në takim u diskutua edhe për vizitën zyrtare të Ministrit Hoxha në Spanjë javën e ardhshme, e cila pritet të kontribuojë në thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe në afrimin e mëtejshëm të dy vendeve.

Sipas Ministrit, hapësirat për bashkëpunim janë të shumta dhe përfshijnë sektorë me potencial të madh si turizmi, energjia e rinovueshme, infrastruktura dhe agro-industria.

Ai përmendi shembullin e kompanisë “Meliá Hotels International”, e cila ka hapur rrugën për një prani më të madhe spanjolle në sektorin e turizmit në Shqipëri.

Vizita ime në Spanjë do të shërbejë për të forcuar partneritetin dhe për të krijuar mundësi të reja bashkëpunimi në fusha që kanë rëndësi strategjike për zhvillimin e vendit,” u shpreh Hoxha, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB