POSTIMET E FUNDIT

“Njohja e dokumenteve të Beogradit për serbët në Veri”, Rama: Mbështesim koordinimin e Kosovës me BE-në

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë së Kosovë për të lëshuar leje të përkohshme qëndrimi për 12 muaj, për pjesëtarët e komunitetit serb pa dokumente të Kosovës dhe për njohjen e kartave të identitetit të lëshuara nga autoritetet serbe.

Në një reagim në platformën X, Rama nënvizoi se mirëpret koordinimin ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi Ligjin për të Huajt, duke theksuar se shkatërrimi i strukturave paralele është një punë e vështirë dhe se BE-ja duhet të ecë përpara me aplikimin e Kosovës për anëtarësim.

Ne mirëpresim koordinimin Kosovë – BE mbi Ligjin për të Huajt. Shkatërrimi i strukturave paralele është punë e vështirë. BE-ja duhet të përputhet me atë guxim dhe të heqë masat ndëshkuese, të ecë përpara me aplikimin e Kosovës për anëtarësim. Një Ballkan Perëndimor plotësisht brenda BE-së nuk është bamirësi. Është fitorja strategjike e vetë Evropës”, shkruan Rama.

Autoritetet e Kosovës kanë njoftuar se zbatimi i plotë i Ligjit për të Huajt dhe për automjetet do të nisë më 15 mars.

Sipas këtyre ligjeve, të gjithë ata që nuk kanë dokumente të Kosovës do të duhet të pajisen me leje qëndrimi, ndërsa automjetet me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në Kosovë për më shumë se tre muaj, përveçse në rastet kur kanë autorizim të posaçëm.

Masat e reja lehtësuese për komunitetin serb u vendosën pas takimit të zhvilluar më 14 mars në Prishtinë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.

Në konferencën për media me Sorensenin dhe shefin e zyrës së BE-së në Prishtinë, Aivo Orav, Kurti tha se qeveria do të vazhdojë punën për shkrirjen e plotë të sistemit arsimor e shëndetësor serb në sistemin unik të Kosovës.

E njëjta vlen edhe për studentët serbë që qëndrojnë në Kosovë për studime, për të cilët krerët komunalë do të ofrojnë listën e tyre me hollësi.

I dërguari I posaçëm i BE Sorensen tha se mirëpret angazhimin e Kosovës ndaj sundimit të ligjit dhe vendimin e saj për ta zbatuar gradualisht Ligjin për të huajt dhe atë për automjetet, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB