BallinaSportiReali me mungesa jetike ndaj Cityt

Reali me mungesa jetike ndaj Cityt

-

Real Madrid dhe Manchester City përballen sonte në një duel të zjarrtë të fazës së 1/8-ës së finales në Ligën e Kampionëve, në stadiumin Santiago Bernabeu në Madrid. Ndeshja pritet të jetë një nga përballjet më spektakolare të sezonit evropian. Real Madrid hyn në këtë sfidë me disa mungesa në skuadër për shkak të lëndimeve, ndërsa Manchester City vjen në formë të mirë dhe me rezultate pozitive në javët e fundit. Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham janë mes mungesave kryesore për madrilenët, gjë që mund të ndikojë në lojën sulmuese të ekipit.

Nga ana tjetër, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola vjen me shumë besim, pasi ka fituar shumicën e ndeshjeve të fundit dhe synon të marrë një rezultat pozitiv në Madrid.

Formacionet e mundshme:

Real Madrid (4-4-2): Courtois; Alexander-Arnold, Asencio, Rüdiger, Mendy; Valverde, Güler, Tchouaméni, Camavinga; Vinicius, García.

Man City (4-2-2-2): Donnarumma; Nunes, Dias, Guéhi, Aït-Nouri; Rodri, Silva; Cherki, O’Reilly; Haaland, Semenyo.

Ndeshja mes Real Madrid dhe Manchester City zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“Top Secret 2” dhe “lufta” e Serbisë për ta goditur Republikën...

0
Prof.Dr. Fadil Maloku, Prishtinë Ditëve të fundit, në sferën mediatike, por edhe në atë (jo)publike, po bëhet një “xhurullti” e panevojshme dhe pa kurrfarë sensi...