BallinaSportiNelson Hysa ka shënuar një fitore të shpejtë dhe spektakolare

Nelson Hysa ka shënuar një fitore të shpejtë dhe spektakolare

-

Boksieri shqiptar Nelson Hysa ka shënuar një fitore të shpejtë dhe spektakolare ndaj norvegjezit Thomas Narmo, në një përballje të peshave të rënda në “O2 Arena” të Londrës, duke mbrojtur titullin WBO Global Heavyweight Championship. 41-vjeçari shqiptar mposhti kundërshtarin brenda vetëm dy raundeve, në meçin që ishte pjesë e programit të duelit mes Moses Itaumas dhe Filip Hrgoviqit.

Hysa e rrëzoi Narmon 36 sekonda pas fillimit të raundit të dytë, me një të djathtë të fuqishme mbi një goditje të ngadaltë të norvegjezit. Narmo arriti të ngrihej në këmbë, por ishte dukshëm i tronditur dhe nuk qëndronte mirë në këmbë. Për këtë arsye, gjyqtari ndërhyri dhe ndërpreu meçin, duke ia dhënë fitoren Hysës me nokaut teknik./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Holanda tërheq mbështetjen: FIFA ka nevojë për lidership të ri

0
Kriza rreth Gianni Infantinos në FIFA thellohet. Pas disa federatave europiane, edhe Federata Holandeze e Futbollit ka vendosur të tërheqë mbështetjen për presidentin aktual...