POSTIMET E FUNDIT

Pacolli në Londër takon të dërguarën britanike për Ballkanin Perëndimor

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim zyrtar në Londër me të Dërguarën Speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, ku u diskutua për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në këtë takim, ministrja Pacolli ishte e shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Londër, Ilir Kapiti. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, gjatë bisedimeve u trajtuan çështje që lidhen me avancimin e reformave dhe mbështetjen britanike për zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë.

Gjatë takimit, Pacolli prezantoi prioritetet e ministrisë që ajo drejton, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe duke vlerësuar ndihmën dhe ekspertizën e Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të reformave institucionale dhe zhvillimore në vend.

Një fokus i veçantë iu kushtua planifikimit hapësinor, i cili u vlerësua si një instrument kyç për zhvillim të qëndrueshëm dhe për të garantuar gjithëpërfshirje dhe barazi për të gjithë qytetarët, pa dallim.

Ministrja Pacolli gjithashtu shprehu mirënjohje për pritjen e ngrohtë nga Dame Karen Pierce dhe për gatishmërinë e saj të vazhdueshme për të mbështetur Kosovën në përballjen me sfidat e përbashkëta dhe në avancimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, transmeton rtk.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB