POSTIMET E FUNDIT

Berisha: Arsimi në krizë të thellë. Duhet t’i dalim zot vendit me protesta

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se sistemi arsimor në Shqipëri ndodhet në një krizë të thellë, ndërsa bëri thirrje për reagim qytetar përmes protestave.

 “Çdo intelektual i vërtetë duhet të shpallë armiqësi ndaj këtij regjimi. Kemi humbur në 11 vite 49 përqind të të gjithë nxënësve parauniversitare. Ndaj dhe sot kërkohet zgjidhje. Në Tiranë, superskandale, dhe po të mos ishte protesta, ne do ishim një komb i poshtëruar. Po kjo qeveri kërkon angazhimin masiv të qytetarëve. Është tejkaluar, është bërë banale kjo, vija e kuqe, vija e kuqe, por në fakt është tejkaluar çdo vijë e kuqe me të. Në fakt, ose duhet t’i dalim zot jo me armë, me protestë”, tha Berisha.

Sipas tij, arsimi në Shqipëri ka pësuar një degradim të madh gjatë viteve të fundit. Ai theksoi se kjo rënie lidhet me politikat që, sipas tij, kanë nxitur largimin e familjeve nga vendi.

“Gjithçka shkoi në një degradim të madh. Arsimi në të gjitha nivelet, në të gjitha ciklet. Asnjë pushtues nuk do mund ta shkatërronte në 11 vite kaq shumë sa e ka shkatërruar ky regjim. Sot, në vitin 2025 në shkollat tona kishte 405 mijë nxënës. Në vitin 2013 kishte 801 mijë nxënës. Pra, 49 përqind më pak në 11 vite. Pa luftë civile. Pa kalamitete kombëtare, veçse me politikat shpopulluese, në të cilat është edhe shkatërrimi i arsimit. Ndaj dhe ju siguroj se PD do të ketë përparësi absolute arsimin dhe në qoftë se bëhet fjalë nga do ta nisim ne rindërtimin, nga arsimi do niset. Sikundër ne i rikthehemi me një buxhet 5 përqind apo më shumë investimit në modernizimin e këtij sistemi në të gjitha aspektet”, tha Berisha.

Në fund të fjalës së tij, Berisha bëri thirrje për reagim qytetar, duke theksuar se situata kërkon angazhim të gjerë të shoqërisë, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB