POSTIMET E FUNDIT

PhD Dashnim Hebibi nderohet me certifikatë mirënjohjeje nga gazeta “Konferenca Arabe”

Doktori i shkencave politike dhe njëherazi presidenti i Institutit Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore me seli në Cyrih të Zvicrës, sipas njoftimit të publikuar nga HelveticALForum.ch, është nderuar së fundmi me një certifikatë mirënjohjeje nga gazeta “Konferenca Arabe”.

Screenshot

Në një reagim publik pas marrjes së kësaj vlerësimi, ai shprehu falënderimin dhe respektin e tij për këtë nderim, duke theksuar rëndësinë që ka mbështetja e krijimtarisë letrare dhe kulturore në kohën e sotme.

“Jam shumë i nderuar që pranoj këtë certifikatë mirënjohjeje. Shpreh falënderimet e mia më të përzemërta për redaktorin Mitwali Basal dhe për Këshillin Drejtues të gazetës ‘Konferenca Arabe’ për vlerësimin dhe mbështetjen që i japin krijimtarisë letrare dhe kulturore,” u shpreh ai. Sipas tij, ky vlerësim nuk është vetëm një mirënjohje personale, por edhe një dëshmi e rëndësisë që ka fjala e lirë dhe dialogu ndërkulturor në shoqërinë bashkëkohore.

“Jam mirënjohës që fjala ime e lirë bëhet pjesë e një dialogu më të gjerë, i cili feston kulturën, mendimin dhe fuqinë e ideve,” theksoi ai, duke shtuar se bashkëpunimi kulturor dhe intelektual mes popujve është një urë e rëndësishme mirëkuptimi dhe zhvillimi.

Në mesazhin e tij të falënderimit, ai i kushtoi një vëmendje të veçantë edhe ambasadores së kulturës shqiptare në botë, znj. Angela Kosta, për kontributin e saj në promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare.

“Një falënderim i veçantë shkon për ambasadoren e kulturës shqiptare në botë, shpirtbardhën znj. Angela Kosta, e cila po e përhap fjalën shqipe si rreze drite, duke e çuar atë përtej kufijve dhe duke e bërë të dëgjohet në hapësira gjithnjë e më të gjera kulturore,” përfundoi ai. Ky vlerësim konsiderohet si një tjetër dëshmi e rëndësisë së rolit që kanë intelektualët, studiuesit dhe krijuesit në ndërtimin e urave të komunikimit kulturor dhe në forcimin e dialogut ndërkombëtar përmes fjalës dhe mendimit të lirë, transmeton helveticALForum.ch

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB