Kështu fillimisht mësoi media nga burime brenda LVV-së.
Ku më pas, kjo u konfirmua edhe nga thirrja që Lëvizja Vetëvendosje ia ka bërë Kryesisë së Kuvendit të enjten në mbrëmje.
“Në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe ligjore të Republikës së Kosovës, në emër të deputetëve nënshkrues, paraqes nominimin për kandidaten për Presidente të Republikës së Kosovës. Deputetët nënshkrues nominojnë znj. Fatmire Mulhaxha Kollçaku, si kandidate për Presidente të Republikës së Kosovës. Bashkëngjitur me këtë shkresë përcjellëse, gjeni listën e nënshkrimeve të deputetëve, si dhe dokumentacionin tjetër të nevojshëm. Ju lus që në përputhje me procedurat e paracaktuara të procedoni këtë nominim”, thuhej në shkresën e shefes së deputetëve të VV-së, Arbërie Nagavci, drejtuar Kryesisë së Kuvendit.
Për të nis seanca për zgjedhjen e presidentin duhet të ketë dy kandidatë.
Kandidati i parë nga LVV-ja është Glauk Konjufca./BS




