POSTIMET E FUNDIT

Kryeparlamentarja Haxhiu ultimatum palëve: Gjeni dy emra, ndryshe s’ka seancë

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se nuk mund të ketë seancë të Kuvendit të Kosovës për të zgjedhur presidentin. Ajo ka thënë se deri në këto momente është propozuar vetëm një kandidat për president, ai është Glauk Konjufca. Ajo ka thënë se Konjufca është propozuar me nënshkrimet e 30 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të grupit multietknik. Ajo bëri me dije se kanë mbetur më pak se 30 orë deri në afatin kushtetues. Ajo ka theksuar se tani është vetëm një kandidaturë me 30 nënshkrime.

Haxhiu ka ftuar të gjitha partitë politike që të marrin përgjegjësitë që u takojnë. Ajo ka thënë se afati i fundit për t’u thirrur seanca është 5 marsi.

“Mund të ketë kërkesa për seancë të jashtëzakonshme, por seancë për zgjedhje të presidentit s’mund të ketë pa i pasur së paku dy kandidatë. Zgjedhja e presidentit duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual. Afati kushtetues është 5 marsi i vitit 2026, pra kemi më pak se 30 ditë deri në përfundim të këtij afati që e bën situatën më urgjente. Ftojë të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që deri tash nuk kanë dhënë nënshkrimet të reflektojnë dhe ta shqyrtojnë mundësinë për propozimin e së paku një kandidati tjetër”, tha Haxhiu në konferencë për media. /BS

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB