POSTIMET E FUNDIT

Ftesë për ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Konkursit Poetik “Fjala ime – Ura ime”

Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi (LMSHG), në bashkëpunim me Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi, organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Konkursit Poetik për fëmijët e diasporës shqiptare “Fjala ime – Ura ime”.

Ky aktivitet i veçantë, që do të zhvillohet më 7 mars 2026, ora 17:00 (me orën e Athinës), në ambientet e Ambasadës në Athinë, i kushtohet fjalës poetike të fëmijëve, dashurisë për gjuhën shqipe dhe forcimit të lidhjes së tyre me kulturën dhe identitetin kombëtar.

Konkursi ka sjellë së bashku nxënës shqiptarë nga diaspora, të cilët përmes krijimeve të tyre kanë ndërtuar ura komunikimi me gjuhën amtare dhe rrënjët e tyre kulturore. Gjatë ceremonisë do të shpallen fituesit në tre kategori dhe do të lexohen disa nga poezitë më të spikatura të nxënësve pjesëmarrës.

Veprimtaria do të zhvillohet në adresën:
Vekiareli 7, Filothei 15237, Athinë,
dhe do të transmetohet gjithashtu drejtpërdrejt në platformën Zoom, për të gjithë ata që nuk mund të jenë të pranishëm fizikisht.

Organizatorët ftojnë prindër, mësues, nxënës dhe dashamirës të gjuhës shqipe të bëhen pjesë e kësaj mbrëmjeje festive, e cila synon të promovojë krijimtarinë e fëmijëve dhe të forcojë më tej komunitetin arsimor shqiptar në diasporë.

Prania e komunitetit do ta bëjë këtë festë të gjuhës dhe talentit të fëmijëve edhe më domethënëse, transmeton helveticALForum.ch

Me respekt,
Klarita Selmanaj
Kryetare
Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB