Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, bëri me dije se sot në panairin ndërkombëtar të turizmit ITB Berlin prezantohet qyteti i Durrësi.
Sipas kryeministrit, pjesëmarrja në një nga ngjarjet më të mëdha globale të turizmit përbën një mundësi të rëndësishme për promovimin e Durrësit në tregjet ndërkombëtare, duke e paraqitur atë si një destinacion që ofron trashëgimi historike, potencial bregdetar dhe zhvillim të qëndrueshëm.
“Në ITB Berlin prezantohet sot Durrësi. Qyteti i historisë, i mikpritjes dhe i vijës së pafundme bregdetare, vjen përpara botës si një destinacion që bashkon detin, kulturën dhe zhvillimin”, shkruan Rama.
ITB Berlin mbledh çdo vit përfaqësues të industrisë së turizmit nga e gjithë bota, ndërsa Shqipëria vijon të promovojë destinacionet e saj kryesore për të tërhequr sa më shumë vizitorë të huaj, transmeton rtsh.




