POSTIMET E FUNDIT

IKEA në Zvicër me një gjest respekti për besimtarët gjatë muajit të Ramazanit

Përgatiti Dashnim HEBIBI

Edhe rrjeti i njohur ndërkombëtar i shitoreve IKEA në Zvicër këtë vit ka treguar vëmendje të veçantë ndaj komunitetit mysliman gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Nga data 19 shkurt deri më 20 mars 2026, IKEA ka vendosur të ofrojë çdo ditë, duke filluar nga ora 17:30, një menu të veçantë Iftari për klientët që agjërojnë.

Ky iniciativë është pritur shumë pozitivisht nga besimtarët në gjithë Zvicrën. Për shumë prej tyre, ky nuk është vetëm një ofertë ushqimore, por mbi të gjitha një shenjë respekti dhe përfshirjeje ndaj diversitetit kulturor dhe fetar që karakterizon shoqërinë zvicerane.

Vizitorët kanë vlerësuar faktin që një kompani e madhe ndërkombëtare ka menduar për nevojat e atyre që agjërojnë, duke u mundësuar të çelin iftarin në një ambient familjar dhe mikpritës. Ky gjest shihet si një hap i rëndësishëm drejt promovimit të bashkëjetesës, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë mes komuniteteve të ndryshme. 

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB