
Përgatiti Dashnim HEBIBI
“Spitex Winticare me qendër në Winterthur të Zvicrës do të thotë për mua liri. Ndihma dhe kujdesi i mirë ma mundësojnë të qëndroj në shtëpi.”
Ky mesazh përmbledh misionin dhe përkushtimin e Spitex Winticare – të ofrojë shërbime cilësore të kujdesit shëndetësor dhe social, duke u mundësuar njerëzve të jetojnë me dinjitet dhe pavarësi në ambientin e tyre familjar.

Kujdes bazë – Mbështetje në përditshmëri
Shërbimi i kujdesit bazë përfshin përkrahje profesionale në nevojat e përditshme si higjiena personale, veshja e çorapeve kompresive dhe ushtrimet për ecje. Ekipi i trajnuar siguron që çdo pacient të marrë kujdes të individualizuar, duke respektuar ritmin dhe nevojat e tij.
Kujdes mjekësor – Profesionalizëm dhe siguri
Spitex Winticare ofron edhe kujdes mjekësor dhe terapeutik, përfshirë:
- Matjen dhe kontrollin e tensionit të gjakut dhe sheqerit,
- Përgatitjen dhe dhënien e barnave,
- Aplikimin e injeksioneve dhe infuzioneve,
- Ndërrimin e fashove dhe trajtimin e plagëve,
- Kujdesin për kateterë dhe procedura të tjera shëndetësore.

Këto shërbime realizohen nga personel i diplomuar dhe i specializuar, duke garantuar standarde të larta profesionale.
Mbështetje në ekonominë familjare
Përveç kujdesit shëndetësor, organizata merr përsipër edhe detyra shtëpiake si pastrimi javor, kujdesi për rrobat, blerjet dhe përgatitja e ushqimit. Kjo ndihmon familjet të përballojnë më lehtë përditshmërinë dhe të ruajnë cilësinë e jetës.
Kujdes për personat me demencë
Një vëmendje e veçantë i kushtohet personave që vuajnë nga demenca dhe familjarëve të tyre. Përmes mbështetjes profesionale dhe këshillimit, krijohet një ambient më i sigurt dhe më i qetë për të prekurit.

Trajtimi i plagëve dhe shërbimet ambulatore
Ekipi i specializuar trajton plagë akute, kronike dhe komplekse, duke përdorur metoda bashkëkohore. Gjithashtu, në kuadër të shërbimeve ambulatore ofrohen procedura si ndërrimi i fashove, terapia me infuzion dhe kontrollet e rregullta të parametrave shëndetësorë.

Në një kohë kur kujdesi shëndetësor po zhvendoset gjithnjë e më shumë drejt komunitetit, Spitex Winticare dëshmon se kujdesi profesional në shtëpi nuk është vetëm shërbim – por është një formë respekti ndaj jetës, pavarësisë dhe dinjitetit njerëzor. Prandaj, për info plotësuese lajmërohuni te spitex Winticare, Lagerhausstrasse 18, 8400 Winterthur me këtë numër tel: 0762460444. / HelveticALforum.ch




